Njoftime

Në vend të përkujtimit :

 

Sokol Meta – hero i heshtur i popullit shqiptar

 

Me 29 dhjetor 2014 pushoi së rrahuri zemra e atdhetarit Sokol Idriz Metës nga Botusha e Gjakovës.

I lindur në Botushë, nga një familje  bujare, Sokol Meta qysh në fëmijëri u shqua për zgjuarsi. Ishte një ndër nxënësit më të dalluar të  shkolles fillore tetëvjeqare „Jahë Salihu“ në Molliq. Shkollën e mesme me sukses shembullor e kreu në Gjakovë dhe vazhdoi edhe Shkollën e Lartë Pedagogjike poashtu në Gjakovë. Si nxënës dhe student i dalluar shumë shpejtë ra në sy të intelegjencës përparimtare shqiptare. Duke parë padrejtësitë shekullore ndaj popullit shqiptar dhe i brumosur me idetë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për bashkim kombëtar, Sokoli qysh në vitin 1977 doli me idetë për organizim ilegal më qëllim të shpalljes së Kosovës Republikë dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. Dhe nuk u ndal me kaq. Prej ideve kaloi në vepra. Ishte kryeorganizatori në themelimin e Organizatës ilegale „Rezistenca për çlirimin e Kosovës“. Pasiqë nuk ndalej, sepse kishte një shpirt atdhetar dhe luftarak, shpejt ra në sy të pushtetit të  kohës dhe shërbëtorve të tij. Duke parë se rrethi i tij qe ngushtuar dukshëm  dhe për t’i ikur burgosjes, në vitin 1980 tentoi të largohej për në Shqipëri por fatkeqësisht u tradhtua  dhe ra në duar të UDB-s. Kontribut për këtë pritë dhanë disa të njofshëm të tij nga të cilët Sokoli nuk e priste tradhëtinë. Pas burgosjes filluan  edhe hetimet kundër tij dhe torturat më çnjerëzore. Kërkohej nga ai të tregonte për  rrjetin e njerëzve të organizuar në ilegale. Atë që nuk e bëri Sokoli, mjerisht njerëzit e UDB-s e zbuluan pasiqë i kishin zënë një ditar personal ku ai kishte shkruar disa ngjarje dhe emra. Megjithatë, për UDB-n nuk mjaftonte ditari i Sokolit. Për këtë arsye njerëzit e UDB-s kërkonin konfirmime dhe spjegime të detajuara nga ai. Përkundër torturave më çnjerëzore të ushtruara ndaj tij nga ana e udbashëve  shqipfolës si dhe nga ana e shërbimit sekret ushtarak në Beograd, Sokoli nuk jipte asnjë infomacion. Shërbimet sekrete tërboheshin edhe më shumë dhe tërë mllefin e urrejtjen e shkarkonin mbi atë duke e torturuar në mënyren më mizore. Dhe prapë Sokoli nuk fliste. Nuk i jipte shokët e ilegales.  Sa për ilustrim po përmendi  gjykimin tim në Gjykaten ushtarake në Beograd në fund të vitit 1983 kur e patën sjellur Sokolin në cilësinë e dëshmitarit. Unë së bashku me disa kadetë tjerë të Akademisë ushtarake gjykoheshim për veprimtari armiqësore. Na akuzonin për bashkim për veprimtari armiqësore lidhur me Sokolin. Më kujtohet si sot. Kur e futën në gjykatore, Sokoli ecte me kokën lartë, me një gëzim i cili në sytë tij nuk fshihej. Vetëm fjalët e tij mungonin : „Shikojeni ju gjykatës ushtarak të ushtrisë jugosllave. Nuk është vetëm një pjesë e rinisë shqiptare që lufton për të drejta dhe liri por ështe tërë rinia shqiptare, tërë populli shqiptarë që kërkon liri. I shifni edhe kadetët shqiptarë të Akademisë ushtarake në Beograd që nuk pajtohen me ju  dhe kërkojnë liri“. Qëndrimi i tij burrëror dhe i palëkundur i patë tmerruar  gjykatësit ushtarak dhe shërbimin sekret jugosllav. Kur gjykata i parashtronte pyetje, Sokoli nuk pranonte asgjë. Kurrë nuk do ta harroj momentin kur e patën larguar nga salla dhe pa u mbyllur mirë dera iu patën vërsulur me dhjetra oficerë të shërbimit sekret duke e goditur dhe torturuar mizorisht. Ai nuk dorëzohej. Dhe vërtetë, përkundër dënimit tonë nga ana e Gjykates ushtarake në Beograd, Sokoli nuk dëshmoi kurrë kundër meje dhe grupit të kadetëve ushtarak. Pas daljes nga burgu më patë treguar në imësi për torturat  e tmerrshme. Fatkeqësisht, torturat e pandërprera e patën rënduar shumë gjendjen shëndetësore të tij. Pas burgut,  për ditë e më shumë, gjendja e tij shëndetësore rëndohej. Pa përkujdesje të nevojshme shoqërore, në varfëri të skajshme, dhe në mbikqyrje të rreptë nga ana e UDB-s, Sokoli vazhdoi jetën me ëndërren e tij se liria do të vjen një ditë. Viti 1989/90 ishte vit i kthesës për shqiptarët dhe i shpresës për Sokolin. Ideali i Sokolit po jetësohej. Kosova u shpallë Republikë dhe ishte në rrugë të mirë të pavarësohej. Lufta çlirimtare i dha vulën përfundimtare idealit të Sokolit me shpresë të bashkimit kombëtar si e drejtë e natyrshme e popullit shqiptar për të jetuar në një shtet.

Pas luftës, Sokoli priste një zhvillim të hovshëm  të Kosovës në të gjitha aspektet. Mjerisht, realiteti doli të jetë ndryshe. U zbehën idealet. Një pjesë e njerzëve që pritej të bartnin mbi supe ndërtimin e shtetit, u tjetërsuan. Lakmia ua verboi sytë. Por Sokoli prapë nuk dëshprohej. Si veteran i çështjes kombëtare nuk zhgënjehej edhe kur « pushtetarët e rinjë » të veshur me petkun e pushtetarëve të kohës së komunizmit  e lanë në mëshiren e kohës duke e privuar edhe nga ndihma sociale përkundër sëmundjes e cila gati se e kishte mundur tërsisht. Dhe fundi i pritur i Sokolit të strukur në skutat e errëta të Spitalit të Gjakovës, pa përkujdesje shoqërore dhe gjysmë i braktisur, erdhi në këto ditë të ftofta dhjetori. Si duket njerëzit e mëdhenjë duhet të luftojnë për atdhe, të vuajnë për bukë, të përqeshen nga rrethi shoqëror, të mos jenë të gëzuar, dhe natyrisht të vdesin si heronjë. Ndërsa ata «të tjerët » t’i shijojnë frytet e revolucionit. A kanë pasë një fat të tillë Rilindasit? A vdiq me një kore të bukës në xhep Jeronim De Rada? A thua kush ka merituar për këtë liri më shumë se Sokoli?

 

Si do që të jetë, çdo popull i ka heronjtë e vet të heshtur. E i tillë ishte Sokol Meta.

 

Pra, për kënd po bien këmbanat?

 

Lavdi jetës dhe veprës së Sokol Metës!

 

Fribourg, Zvicër, me 30.12.2014

Nga Bajram Mehmeti

Bashkëvendas të nderuar.

Ju njoftoim se pas nji smundje të shkurtër vdiq në moshen 95 vjeqare  Smajl (Brahimi) Botusha. Varrimi i tij u bë në Botushë.



Ngushllimet me të thella Familjes Botusha dhe mbar fshatit Botushë!

Njoftim.

Njoftojm të gjithë bashkëvendasit, shokët dhe miqet se sot me 18.10.2012 vdiq në Botushë, Adem (Misin) Nimani.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me 19.10.2012 në Botushë në ora 14.00. Funerali niset nga shtepija e të ndjerit.

Familja Nimani Botushë-Zvicer Gjermani    


Stafi i web faqes www.botusha.li i shprehë ngushllimet më të sinqerta Familjes Nimani me rastin e vdekjes së Baces Adem.

Lavdi

Vrasje e dyfishtë në Junik

Adem Lushaj

Junik, 16 maj

-Dukagjini serish trazohet nga vrasjet, kësaj radhe, vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Junik, ku rreth orës 14,30 të së mërkurës, në rrugën magjistrale që lidh Junikun, me magjistralen Deçan-Gjakovë, në vendin e quajtur “Lagje e Çokut”, ku në vend të ngjarjes ka mbetur i vdekur një person, ndërsa tjetri ka vdekur në spital. Po ashtu, bëhet e ditur, në mesin e viktimave është edhe një i lënduar rëndë, i cili është dërguar në spitalin e Pejës, ku mjekët e këtij spitali, po bëjnë përpjekjeje që ti shpëtojnë jetën.



Vrasiet janë konfirmuar, në vendin e ngjarjes, nga Xhevat Ibraj, zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Pejës, i cili ka treguar se, nga të shtënat me armë zjarri, kanë vdekur Vllaznim dhe Blerim Pukaj, kurse, plagë të rënda ka marrë, Nazmi Pukaj, që të tre nga fshati Koshare e komunës së Gjakovës, të cilin që nga pas lufta ishin me vendbanim të përkohshëm në “Lagjen e dëshmorëve” në Baballoq të Deçanit. Po ashtu bëhet e ditur nga Ibraj se, “mosha e viktimave është mbi 25 vjeç, ku njëri nga viktimat ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, afër veturës së tipit Golf -2 me ngjyrë të bardhë, që ishte dukë udhëtuar në drejtim të Junikut, kurse tjetri ka vdekur në spital, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar”. Sipas dyshimeve të para, para se të vijë deri te përdorimi i armëve, kishte pasur një konflikt në mes të dyshuarve dhe viktimave, ndërkohë, të dyshuarit kanë përdor edhe armët e zjarrit, në drejtim të viktimave.

“Ende është herët të thuhet për motivin e vërtetë, që ka shtyrë të dyshuarit për të bërë krimin”, është shprehur Xhevat Ibraj, duke thënë se, kjo do të vërtetohet nga njësitet përkatëse të hetuesisë që janë duke u marrë me rastin. Mirëpo sipas Ibraj, personat e dyshuar janë identifikuar nga policia dhe në çdo çast pritet kapje e tyre, sepse, është hartuar një plan i mirëfilltë operativë, në realizmin e të cilit janë të angazhuara edhe njësitet se specializuara, në kërkim të tyre, edhe në drejtim të kufirit Shqipëri me Kosovë, sikurse edhe në vende të tjera që dyshohet se mund të jenë strehuar të dyshuarit e rastit në fjalë. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësiti rajonal për krime serioze, sikurse edhe njësiti i kriminalistikës teknike, prokurori i qarkut dhe epror të lartë të drejtorisë rajonale të Pejës.

Njoftim
Me rastin e vdekjes së Vëllait dhe Mixhës tonë Ali(Musli) Mehmetit nga Botusha, Vëllai Haxhi Mehmeti me djemë, hapin të pame dhe presin ngushëllime të dielën më datën 18.09.2011 prej orës 09.00 deri në orën 17:00.
 E
pamja mbahet në këtë Adresë: Restaurant  Dodge Sity, Bleiche West, Unter Brühlstr. 21, 4800 Zofingen.
Per informata mund të kontaktoni në këta numra telefoni : 079 459 46 57.   -

 I njoftoim të gjith shokët, miqët dhe dashamiret se Nena jonë Nushe Haxhija vdiq me 04.12.09 në moshen 83 vjeqare, ne Malmo te Suedise ku edhe do te varroset. Falenderojme te gjithë ata qe na ngushelluan si me pjesemarrje ashtu edhe me telefonata. Haxhi Haxhija, Malmö Swiden tel +46735751461 dhe mbar fam. Haxhija.
 
P.S. Staffi i web faqes www.botusha.li i shpreh ngushllimet me të thella familjes Haxhija, me rastin e vdekjes së nënës Nushë, nënes së strategut të madhë Hamit Haxhiut. Nënës   që lindi dhe rriti bije të devotshëm jo vetem për fshatin tonë por për mbarë Kosoven. Lavdi Nënës Nushë -

Ju njoftoim se dje vdiq papritmaz në Bosnje Shoqja e Sali (Kameri) Hamza. Vorrimi bëhet në Botushë pas mberritjes së kufomës nga Bosnja.


 - Dje vdiq ne Botushë Hateme Salihu (Bashkëshortja e Bajram Danit). Vorrimi u bë sot me 26.11.2009 në varrezat e familjes në Laxhen Hasanaj. -

I njoftojmë te gjithë miqtë shokët e dashamiret se vdiq ne moshën 70 vjeçare Raze Hamza ( Bashkëshortja e Zenel Lilës).Varrimi u bë ne Botushë.


-Sot me 21.11.2009, vdiq ne moshen 72 vjeqare Sadik (Dema) Rama. Vorrimi u bë po sot ne varrezat e familjes në Botushë.  -

Ju njoftoim se sot  (me 21.10.2009) vdiq Honomshahe Zajmi (Nana e Nexhdet Zajmit). Vorrimi mbahet sot me ne ora 14.00 ne Varrezate  Familjes Zajmi.


 - Pas një sëmundje të shkurtër vdiq me 29.07.2009 ne moshën 76 vjeçare dhe u varros sot me 30.07.2009 në Botushë, Hate (Tola) Botusha. (Bashkëshortja e Smajl Brahimit).

 - Pas një sëmundje të shkurtër vdiq sot (me 18.05.2009) në Botushë, Ryve (Zeqir) Ahmeti (bashkëshortja e Xajë Hysen Ahmetit). Varrimi bëhet sot ne ora 14 ne varrezat e familjes në lagjen Hasanaj. -

- Pas nji semundje të shkurtër vdiq dhe u varros me 4.3.09 në Botushë, Zenel (Ahmeti)  Ibrahimi,1923-2009.   -

- U bë përurimi Lapidarit në Botushë  Ne mesin e shumë të pranishmëve, mysafirëve, familjarëve dhe bashkëvendëseve tonë, sot u bë zbulimi i Monumentit të lavdisë në parkun memorial të fshatit Botushë. (KLIKO) -

 
Pas një sëmundje të shkurtër, vdiq papritmas Time Meta (Gruaja e Dervish Metës).

 - Pas një sëmundje te gjatë dhe të rendë, vdiq në Gjermani,  Qamil Mahmut Mahmuti.

 - Lista e personave që Kontribuan për ngritjen e Lapidarit në Botushë Deri me tani kemi listen nga Zvicra dhe Gjermania

- Njeriu  i cili pat guximin dhe vendosi humanitetin e ti në kufirin e jetës. -

 
U mbajt tubimi në Neuenkirch të Luzernit - Ju njoftojmë se me datën 22.11.2008, në Neuenkirch të Luzernit...

-
Familja Botusha qe jetoin dhe punoin ne Zvicer, hapen te Pame dhe priten ngushllime.. -

 
Pas nji sëmundje te gjatë, vdiq sot në moshen 77 veqare: Shahe Botusha

- Pas një sëmundje te shkurtër vdiq në Vjenë Te Austrisë: Hate Tola 

Agim Mehmeti
Zürich me 19.09.2008 vend të përkujtimit: Kolonel Ahmet Krasniqi –  Ky kolos i kombit

-
Pas nji semundje te gjatë dhe të rendë, vdiqë me datën 7 Gushtë 2008, Selmon (Hazir) Botusha
- Te gjithë bashkvendasit që jetoin dhe punoin ne Zvicer, Austri e Gjermani -

Botushë, 30.07.2008.Në mbledhjen e mbajtur në  Odën e Ramiz (Isuf) Dinës -

 -Sot me 13.01.2008, vdiq ne moshen 79 vjeqare Adem (Islam) Sadiku- Adem AGA

 - Pas një sëmundje të shkurtër vdiq ne moshën 48 vjeçare Ramë (Sali) Avdiu