Shoqata Jerina

smtpauths.bluewin.ch
Zvicer, 7.11.2018


Njoftim



Njoftojm të gjithë bashkëvendasit qe jetojn e punojn në Zvicer se me daten 10.11.2018 duke filluar nga ora 18.00 mbahet Mbledhje e rregullt e Shoqates Humanitare „Jerina“ për Zvicer.

Rendi i Ditës:

1. Raporti Pesëvjeqar i Kryetarit.
2. Raporti i Arkatarit.
3. Të ndryshme

Mbledhja mbahet në Klubin « Dardanija » Bleiche West, Unter Brühlstr. 21, 4800 Zofingen.

Ju lutemi qe tï pergjigjeni ne menyrë më masovike kesj ftese!

Për Informata shtesë, Ju lutemi na Kontaktoni ne ketë nummer:
+41 79 845 92 96


Me nderime
Kryesija e SHH
„Jerina“
Zvicer, 11.11.2017


Njoftim

Njoftojm të gjithë bashkëvendasit qe jetojn e punojn në Zvicer se me daten 18.11.2017 duke filluar nga ora 19.00 mbahet Mbledhje e rregullt e Shoqates Humanitare „Jerina“ për Zvicer.

Rendi i Ditës:

1. Raporti njivjeqarë i Kryetarit.
2. Raporti i Arkatarit.
3. Të ndryshme

Mbledhja mbahet në Klubin « Dardanija » Bleiche West, Unter Brühlstr. 21, 4800 Zofingen.


Me nderime
Kryesija e SHH
„Jerina“
    Zvicer, 18.11.2017
Shoqata Humanitare «Jerina» (Zvicer)
Ndihmë për Kulmin e Shtepis së Beslim Ismet Aliut

Shoqata Humanitare « Jerina »
                          1600

Asllan (Elez) Salihu
500

Enver Qazim Mustafa
300

Fahri Muhamet Mustafa
300

Ram Botusha
300

Arif Botusha
300

Dash Gola Sheremetaj
300

Fidan Nezir Meta
300

Muhamet Botusha
200

Bujar Botusha
200

Adem Botusha
200

Avdyl Meta Isniq
200

Ramiz Moni
200

Tahir Adem Nimoni
200

Shefqet Zeneli
              200

Naim Zajmi
              200

Jeton Cena Nimoni
200

Blerim Bedri Hoxha
200

Hysni Salihu
200

Syl Haxhi Mehmeti
200

Bashkim Hajdar Mustafa
150

Tahir Mehmeti
100

Bajram Mehmeti
100

Islam Sadiki
100

Albert Gani Avdija
100

Shemsedin Ademi Molliq
100

Arben Zajmi
200

Kujtim Gashi Gjakovë
50

  Arben Zajmi
100

  Hazir Hoxha
100
  1.    
  Baton Halili
100
  1.   
  Blerim Jashar Salihu
100

  Xhevdet Lama
100





Gjithsejt:
                                                                                                       Sft 7000.00


Njoftim

Njoftoim të gjith bashkëvendasit tonë qe jetojn dhe punojn në Zvicer se me Daten 20.5.2017,do të mbahet mledhja e rregullt e Shoqates Humanitare "Jerina" për Zvicer.
Rendi i Ditës:
1. Raporti vjetor i Kryetarit.
2. Raporti vjetor i Arkatarit
3. Të ndryshme
Mledhja do të mbahet në 4800 Zofingen, Bleiche West Klubin Dardanija, duke filluar nga ora 19:00.
Për Informata shtesë, Muhamet Botusha: 079/845 92 96
Lusim të gjith bashkëvendasit që sa më masovikishtë ti përgjigjen Ftesës!
Me respekt
Krysija e Shoqates Humanitare
"Jerina"
Zvicer

Aksioni „“Rruga e Bjeshkës“

Personat që kontribuan për „Rrugën e Bjeshkës“ jashtë SHH „Jerina“
  1. · Arif Botusha                        100.00 €
  2.   Ramë Botusha                    100.00 €
  3.   Gzim Mehmeti                   100.00 SFR
  4. · Florent Mehmeti               100.00 SFR
  5. · Nazmi Sadiku                     200.00 SFR
  6. · Fahri Alija                             300.00 SFR 
  7.   Blerim (Bedri) Hoxha       100.00 SFR
  8.  Shqiprent (Ali) Tola            100.00 SFR

Botushë 27.12.2015

Shoqata Humanitare „Jerina“ ka marr vendim qe me nji shumë simbolike prej 1000 Fr apo 820 € të ndihmohet  Beslim (Ismet Mustafë)  Hoxhen.

Kryesia e Shoqates „ Jerina“  si  dhe mbar anëtarsija e gjerë i uron Beslimit sherim sa me te shtepjt dhe të plotë, kthim të shpejt nga Spitali dhe jetë të lumtur në gjirin e tijë Familjar.

Njiherit Kryesija shprehet qe mos teket nevoj  askush për ndihma të tilla por le të jetë e fundit.

 Botush

Shoqata « Jerina »

Botushë,  25.12 201

Botushë 27.12.2015

Shoqata Humanitare „Jerina“ ka marr vendim qe me nji shumë simbolike prej 1000 Fr apo 820 € të ndihmohet  Beslim (Ismet Mustafë)  Hoxhen.

Kryesia e Shoqates „ Jerina“  si  dhe mbar anëtarsija e gjerë i uron Beslimit sherim sa me te shtepjt dhe të plotë, kthim të shpejt nga Spitali dhe jetë të lumtur në gjirin e tijë Familjar.

Njiherit Kryesija shprehet qe mos teket nevoj  askush për ndihma të tilla por le të jetë e fundit.

 Botush

Shoqata « Jerina »

Botushë,  25.12 201

Ta ndihmojmë Ali (Nur) Ahmetin

 

      Me inicijativen e Kryetarit Misin Nimonit dhe  të nji Grupi inisues, i përberë nga: Mehmet Ademi, Mus Rama, Bedri Hoxha, Misin Nimoni e Muhamet Botusha, u muar vendim që të ndihmohet Bashkëvendasi i ynë, Ali Ahmeti, që ti ngritet shtepija. Barren e aksionit do të mer persiper Fshati Botushe, por pa prejashtuar edhe ndihmen e bashkvendasëve tonë që gjinden në Dijasporë, e sidomos Shoqaten Humanitare „Jerina“ .

 

     Te nderuar Vllezer dhe Motra. Ne si Grup inisues, murrem vendim dhe dulem ne fshat Shtepi per Shtepi,  aty ku ishim te vetdishem se munden te na Ndihmojn. Duke i faliminderuar të gjithe Mergimtaret qe kishin ardhur ne vendlindje per pushime Dimrore, ku si gjithmon nuk kursyen as kësaj here. Përgjegjës per grumbullimine e të hollave për fshat u caktua Kryetari Misin Nimoni, kurse për Diaspor Muhamet Botusha.

     Grupi inisues dhe Fshati ka vendos qe emrat e të gjithëve si  dhe firmat që dhan dhe do japin kontribut, te publikohen për hir te Korrektesis:

    Bisedum me Bisnismen:  Gurëthyesin dhe ai na ka siguruar që tër zallin e nevojshem per ndertimin e shtëps do të mar persiper.

Firma Fahri Xhoci, Dyert.

Hasan Uka Temelet dhe kanalizimet.

Brahim Shabani Instalimin e rrymes.

Lindi Gipser. Gramaqel, (Tezak I Djemve te Daut Ibishit) - Lyrjen interriere te Shtepis.

 
      Shuma e mbledhur për momentin nga Bashkëvendasit:

Emri dhe Mbiemri         Shuma                                                  Emri dhe Mbiemri                  Shuma           
Daut Ibishi500.00 €
Musë Hasani100.00 €
Idriz Brahimi100.00 €
Adem Botusha300. Fr + 30 €
Arif Botusha300.00 €
Dervish Smajl Lama100.00 Fr
Merlin Likaj100.00 Fr CarrabregMuhamet Botusha200.00 €
Cenë Misini200.00 €
Tahir Nimoni200.00 €
Dervish Rasim Dani200.00 €
Rrustem Bajrami200.00 €
Avdyl (Aga) Zenuni200.00 €
Brahim Ibishi100.00 €
Rexhep Sejda100.00 €
Arsim Ahmeti100.00 €
Hasan Bajrami100.00 €
Dervish Mehmet Mehmeti100.00 €
Xhavit Ram Mehmeti100.00 €
Kujtim Zajmi100.00 €
Naim Xhafer Arifi100.00 €
Neki Selmani100.00 €
Mirlind Ahmeti100.00 €


Halil Halili100.00 €
Halit Shabani100.00 €
Halil Xheka100.00 €
Neki Haxhi Salihu50.00 €
Hysen Brahimi50.00 €
Shaban Avdija50.00 €
Bedri Hoxha50.00 €
Isuf Kadrija50.00 €
Bashkim Delia50.00 €
Besim Delia50.00 €
Hasan Salihi50.00 €
Rifat Laha50.00 €
Mentor Rama50.00 €
Muhamet Tola50.00 €
Hajdar Tola50.00 €
Riza Dina50.00 €
Rexh Imeri50.00 €
Qaush Musa50.00 €
Jakup Dema50.00 €
Bajram ram Mehmeti50.00 €
Sherif Selimi50.00 €
Rasim Hamza50.00 €
Rexhep Musa50.00 €
Januz Maxhuni50.00 €
Nevruz Maxhuni50.00 €
Mehmet Aga50.00 €
Teki Tola50.00 €
Muhamet Halili50.00 €
Avdi Avdija30.00 €
Elez Botusha30.00 €
Gani Avdija20.00 €
Shqiprijot Ahmeti20.00 €
Ram Salihi20.00 €
Syl Hasan Musa20.00 €
Rexh Zeqir Rama20.00 €
Arlind Ahmeti20.00 €
Urim Xheka20.00 €
Sokol Sejda20.00 €
Dervish Ismet Sadiki10.00 €
Tahir Zajmi100.00 €
Valon Ukasmoni200.00 FrJunikAli Rrustem Tola50.00 €
Elegant Dinaj1000.00 €Nipash i Fam AhmetiMuharrem (Lanë) Mehmeti20.00€
Iber Xheka20.00 €
Muhamet Alija20.00 €
Mon Tola100.00 €
Skender (Ali) Mehmeti100.00 €
At'ham (Islam) Ahmeti10.00 €
Sali Kameri300.00 €
Tahir (Lanë) Mehmeti100.00 €
Dervish Rama100.00 €
Iber Tahiri50.00 €MolliqAfrim Deliu100.00 €
Shoqata „Jerina“2000.00 Fr
Selim Dina200.00 €
Musa Sadrija550.00 €






















U MBAJT MBLEDHJA E JASHTËZAKONSHME E SHOQATËS HUMANITARE „JERINA“ BOTUSHË

     Më 08 shtator 2012 në Zofingen të Zvicres u mbajt  mbledhja e Jashtëzakonshme me këtë rend dite: 
 
          1. Shqyrtimi i mundësisë e dhënjes së një ndihme familjeve të Botushës  të dëmtuara  nga zjarri
          2. Të ndryshme    

     Mbledhjen e hapi kryetari i Shoqatës Zotëri  Bajram Mehmeti  meqë rast ai i përshëndeti të  pranishmit dhe i falenderoj për pjesëmarrje. Ai u shpreh se tragjedia - djegja e shtepisë së Miftar (Zenel) Deliu dhe aneksit të shtëpise të Hasan (Sali) Avdija që u ndodhi para pak kohësh n’a ka prekur të gjithëve. Ai theksoi se kjo tragjedi jo vetëm neve po tërë fshatin e ka prekur shpirtërisht dhe se i tërë fshati por edhe më gjerë u solidarizuan me këto familje me qëllim të tejkalimit të situates së krijuar. Fatmirsisht edhe pse dëmi ishte shumë i madh viktimat në njerëz nuk pati dhe kjo gjë na lehtesoi të gjithëve. Pasi që kishte kërkesa prej shumë bashkatdhetarëve për t’i ndihmuar këto familje u vendos që të thirret kjo mbledhje e jashtzakonshme me qëllim solidarizimi dhe të dhënjes së një ndihme  këtyre familjeve.  Pastaj Z. Mehmeti ia dha fjalen të pranishmëve për mendime, sygjerime, diskutime dhe propozime. 

     Nënkryetari i Shoqatës zotëri Asllan Elez Salihu i cili pasi shprehu keqardhjen e tij, tha se nuk mundem t'ua caktojmë shumën askujt, por po e lëmë që secili të jap aq sa ka mundësi, sepse pa diskutim ne duhet për t'i ndihmuar këto dy familje të dëmtuara.

    Zotëriu Avni Kadriu kërkoi që të paguhet  rregullisht anëtarësia e Shoqatës dhe për raste të tilla të kemi mundësi për t'u solidarizuar shpejt dhe me mjete më të shumta. Për rastin konkret tha se po sikur të kishim mjete të mjaftuara padyshim Shoqata do t'i ndihmonte menjëherë familjet e Miftar Zenelit dhe atë të Hasan Salihut.

     Zotëri Shaban Avdija,  tha se mua nuk më takon të  flasë shumë pasi njërin e kam vëlla e tjetrin kushëri,  por ashtu si ju të vendosni edhe unë do të pajtohem  por po them mos i ndodhtë askujt kështu siç ju ka ndodhur atyre në Botushë.

     Zotëri Tahir Mehmeti tha se djegia e shtëpive është një gjë shumë e dhimbshme,  por fal Zotit njerëzit janë të gjithë shëndosh e mirë dhe të gjitha këto dëme do t'i tejkalojmë së bashku me ta.   
 
     Zotëri Jeton Nimani nuk u zgjat por tha se unë shkurt jam për t'i ndihmuar këto dy familje.
Zotëri Fahri Aliu nuk ishte mirë në dijeni se për çka do të dikutohej në mbledhje por tha pa diskutim jam për t'i ndihmuar, bile sa më parë këto familje.

     Aktivisti Naim Zajmi tha se duhet të ndihmohen të dy familjet sa Miftarin po aq edhe Hasanin.
 
     Tahir dhe Jeton Nimoni duke u solidarizuar falënderuan Muhamet Botushën që i kishte ftuar në këtë mbledhje. Ndërsa Tahir Nimoni u shpreh se përkrah kryesinë e Shoqatës dhe kerkon që këto familje të ndihmohen.

    Koordinatori i Shoqatës Muhamet Botusha ju apeloi të gjithëve që të bashkohen rreth këtij aksioni për ti ndihmuar këto dy familje, po ashtu apeloj bashkëvendësit që të kontribojnë  duke e paguar antarësinë për Shoqatë. Në fund të mbledhjes u vendos unanimisht të ndihmohen të dy familjet në fjalë. Mirëpo u tha se familjes Miftar Zenelit iu ka bërë dëm mëi madh, prandaj duke u nisur nga aspekti i gjendjes ekonomike të  familjes së Miftar Zenelit dominoi propozimi që ndihma e dhënë të jetë dy me një në favor të familjes së dëmtuar më shumë, respektivisht  për familjen e Miftar Zenelit.
     Shoqata bëri thirrje të gjithë bashkëvendasëve të cilët gjenden në botën e jashtme ta përkrahin këtë aksion dhe të paguaj aq sa kanë mundësi në konton e Shoqates duke e cekur në fletëpagesë „Ndihmë për familjet e dëmtuara“. Nderkaq nga fondi modest ekzistues i Shoqatës  u ndanë  1‘000 franka zvicrane  dhe aty për aty të gjithë pjesëmarrësit dhanë edhe nga një shumë simbolike për familjet e dëmtuara.

Për hirë të kontibutit po i cekim  :

B. Mehmeti 200 fr.,
A.Salihu 200 fr.,
T. Mehmeti 200 fr.
Sh. Avdija 300 fr., 
A. Kadriu 200 fr., 
M. Botusha 200 fr, 
F. Alija 200 fr., 
N. Zajmi 200 fr, .
J. Nimoni 500 fr.,
T. Nimoni 300 fr.
B. Halili 200 fr,
R. Botusha 500 fr,
H. Salihu 100 fr,
Gzim Lokaj – Dujak 50 Fr.
Ali Idrizi, Berjah 50.- Fr.
Xh. Lama 100 fr.

     Gjithashtu u vendos se kushdo të jep ndihmë për këto familje menjëherë në faqen zyrtare të fshatit të iu publikohet emri , mbiemri dhe shuma e dhënë. Në fund edhe njëherë të gjithë pjesmarrësit bënë thirrje bashkëvendasve edhe njëherë që të marrin pjesë në akcionin për ndihmë këtyre familjeve të dëmtuara duke e uruar çdonjërin që jep ndihmë aq sa ka mundësi. Në fund për shkak të kohës së kufizuar nuk u shyrtua fare pike e dytë e rendit të ditës.



     Për informata shtesë ju lutemi që të na kontaktoni në botusha@bluewin.ch apo në numrin e Tel 0041798459296.



Shoqata Humanitare „Jerina“ Zvicer



















Kontoja e Shoqates Humanitare "Jerina"

Zvicër 18.6.2011






























 Në Zofingen u mbajt mbledhja e radhës në kuadër të punës dhe aktivitetit të shoqatës humanitare “Jerina” në Zvicër

 Rendi i ditës.  

1. Informim rreth punës dhe aktiviteteve të Shoqatës humanitare „Jerina“ në Zvicër.      
2. Informim rreth hapjes dhe menaxhimi i kontos.      
3. Pagesa e Anëtarësisë.     
4. Të ndryshme. Të pranishëm ishin një numër i konsiderushëm i Anëtarëve. Tubimin e hapi z.  Bajram Mehmeti, kryetarë. Ne fillim i përshëndeti te gjithë te pranishmit dhe i falënderoi për pjesëmarrje. Shoqata po punon dhe se aktiviteti i saj dita e ditës po shtrihet ne terë Zvicrën dhe se për punën dhe aktivitetin ton po njoftohen te gjithë bashkëvendasit ku do qe janë, duke ju falënderua faqes së internetit të fshatit tonë. Një falënderim te veçantë Bajrami ju drejtua stafit realizues së ueb faqes për punën dhe përkushtimit që eshtë duke bërë. Me punën tonë që kemi berë deri me tani  Bajrami ceku: Kemi regjistruar Shoqatën në mënyrë zyrtare dhe kemi hapur konton e cila do te funksionon dhe se për punën dhe menaxhimin e saj do te njoftohemi nga Arkëtari dhe Koordinatori. Ne fund Bajrami bëri kërkesë qe me rastin e sulmeve të fundit te faqes sonë te diskutojmë ne piken e 4, të rendit të dites,  të ndryshme.
Nënkryetari Asllan Salihu bëri kërkesë që te gjithë bashkëvendësit tonë kudo qe janë dhe punoj që të kyçen ne shoqatën ton humanitare në të mirën e fshatit tonë. Muhamet Batusha i falënderoi  po ashtu te gjithë te pranishmit. Ne (unë dhe Tahir Mehmeti) jemi mundua qe gjithmonë te punojmë me përkushtim qe detyrën qe kemi marr ta kryem ashtu si duhet. Kontoja u hap fal përkushtimit te Kryetarit  Bajram Mehmeti i cili përktheu Statusin qe ishte i vetmi kusht për hapjen e kontos. Kontoja u hap në Kantonin e Schwizit për shkak  se Banka ku është hapur, punon për çdo dit deri ne ora 21.00 në Sedam Center dhe na letson punen tonë pas orarit të punes ditore. Njëherë i ftoj të gjithë bashkëfshataret qe jetojnë ne Zvicër qe të kyçen ne shoqatë për te mirën e fshatit tonë, Botushës sonë ku e kaluam femërinë.  Fletëpagesat kanë mbërrit dhe jemi te gatshëm për shpërndarje. 

Landcode: CH
BC-Nummer: 777
Kontonummer: 008078550515
IBAN (elektr.): CH3900777008078550515
IBAN (Papier): IBAN CH39 0077 7008 0785 5051 5
Konto Numri IBAN: CH39 0077 7008 0785 5051 5
Banken-Clearing Nummer: 777
Postcheck-Nummer: 60-1-5
Swift-Code/BIC-Nummer: KBSZCH22
Mwst-Nummer 179 367  


Ne konton e shoqatës gjinden edhe një shumë e të hollave nga pagesat e mëparshme te cilat do te derdhen ne konton e Shoqatës.
Ramadan Avdyli tha se ashtë i impresionuar për punën dhe aktivitetin e shoqatës. Ka dëgjuar  vetëm fjalë miradije për punën tonë. Mos te lemë qe dikush te na përçaj për interesa private. Ju dëshiroj suksese.
Nezir Meta i falënderoi te gjithë dhe tha se ishte tani ne Botushë dhe i njoftoj për te rejat ne fshat.
Shaban Avdiu. Bëri kërkesë qe ndihmat te shpërndahen nga bashkëfshataret ton në fshat dhe me koordinimin e tyre te bëhet shpërndarja. Nëse i dëgjomi thashë thëniet ne nuk mundemi fare te fillomi punën ton te nisur.
Tahi Mehmeti. Kjo shoqatë humanitare ka vetëm qëllime humanitare. Kërkoj qe nga bashkëvendësit ton që të kontribuojnë  vetëm një shumë te vogël te pareve qe shfrytëzojnë për ahengje ne fund jave, mjafton. Po ashtu Tahiri kërkoi qe paret tona nga shoqata vetëm anëtaret e shoqatës ti shpërndajnë.
Asllan Salihu. Kërkoj qe sa me shumë bashkëvendës të kyçen. Pëlqen propozimin e Tahirit qe vetëm Anëtaret e shoqatës te jenë prezent me rastin e shpërndarjes së ndihmave.
Hysni Salihu. Ne si shoqatë humanitare nuk mundemi te bëjmë mrekullia por mundemi qe një ndihmesë te vogël ta bëjmë. Anëtarësia 100 fr për mua asht pak dhe se kisha propozuar 120 fr apo 10 fr në muaj. Hysnija njiherit Ka dëshirë ta din për fjalët ofenduese ne ueb faqen tonë. Për ketë u propozua qe epiken e radhës të ndryshmet te diskutohet.
Fahri Aliu. Pajtohet plotësisht për parafolësit dhe do te ndihmoj çdo herë që është nevoja.
Skënder Rexh Bajrami. Jam shumë i lumtur qe jam ne mesin tuaj dhe sa i përket meje jam i gatshëm qe gjithmonë të ju ndihmoj.
Muhamet Batusha. Me rastin e ngritjes së Lapidarit kam insistua qe me ndihmën e disa bashkëvendëseve te formojmë Shoqatën humanitar. Sot jam ne mesin tuaj dhe jam i lumtur qe sot funksionon shoqata. Unë propozoi qe Ali Nura te ndihmohet sepse e ka gjendjen shumë te vështirë. Edhe një propozim qe ne rast nevoje nëse dikush nga bashkëvendëset ton do ketë rast vdekje në mërgim, të ndihmohet me një shumë te konsiderueshme. Propozimi u tha qe te votohet.
Lulëzim Avdyli. Kërkoj qe nga kryesia te formohet një cak se ku do të drejtohen ndihmat humanitare. Te përcaktohemi se ne çilen lëmi te ndihmojmë me me prioritet. Po ashtu edhe ky  është që anëtarësia te kushtoj 120 fr apo 10 fr për muaj. Bedrush Mehmeti. Jam për herë të par këtu. Unë propozoi qe ndihmat te jen vetëm humanitare ne popullatë e jo ne objekte. Pakë e më vlerë. Te ndihmohen vetëm ata persona qe janë ne gjendje te mjerë dhe nuk kanë mundësi për një punë për shkaqe të ndryshme.
Nexhat Sadiku. Propozoi qe shoqata te funksionoj me ata qe janë te interesuar dhe kanë vullnetin për punë. Kam dëshirë qe dikush ne fshat te jetë koordinator dhe te na ndihmoj rreth shpërndarjes së ndihmave në fshat. Njëherë propozoi qe Bylbyl Xheka te ndihmohet me një shumë të hollave sepse e ka gjendjen shumë te vështirë sepse tani po sa është kthyer nga Kosova dhe e ka parë gjendjen e tij.
Bajram Mehmeti përmblodhi te gjitha kërkesat dhe propozimet ne një rezyme të përbashkët. Për ato qeshje te cilat kemi diskutua me par nuk do diskutohen dhe për ato vendime te cilat janë aprovua nuk ka më  diskutime.  Detyrë e jon është qe ta pagjumë anëtarësinë dhe të ju bëjmë apel te gjithë bashkëvendëseve ton ku do qe janë të na kyçen ne ketë shoqatë dhe te bëjnë pagesën e anëtarësisë. Ne do ndihmojmë aty ku duhet te ndihmohet e jo ku dikush ka dëshirë. Anëtarësia mbetet 100 franga ashtu sikur qe është votuar me par me rastin e hyrjes në fuqi te statusit dhe rregullores së shoqatës.  Një herët propozoi qe shoqata te financoi ueb faqen e www.botusha.li nga tani e tutje. Propozimi u votua dhe se të gjithë ishin për.
Asllan Salihu propozoi qe firmat e bashkëvendëseve tonë që gjinden në Zvicër te financojnë dhe ta ndihmojnë faqen për reklamimin e bizneseve tyre. Ti behet një kërkesë me shkrim te gjithëve qe te kyçen ne ndihma. Mbledhja përfundoj në frymën vëllazërore me një kërkesë modeste. Mirë u pafshim në Botushën tonë, ne pushimet verore.                                                                                              © Staffi i web Faqes www.botusha.li

U shpërndan ndihmat e para nga Shoqata Humanitare „Jerina“

Në mbledhjen fundit të shoqatës Humanitare „Jerina“ që tubon bashkëvendësit tonë që punojnë e jetojnë në Zvicër u mur vendim që 10 familje nga fshati të ndihmohen me rastin e Kurban Bajramit. Ndihma ishte simbolike dhe secila familje u ndihmua nga 100 Sfr. Ndihmat i shperndau Asllan Salihu, nënkryetarë në bashkëpunim me Rasim Hamzen nga fshati. U ndihmuan këto Familje: -  
Ramë Dema. -         
Bylbyl Xheka. -        
Isuf Dina. -         
Nexhdet Zajmi. -         
Hasan Meta. -         
Gruja (Vajza) e Beqë Lutës. -         
At`hem e Sadri Ahmeti. -        
Familia (Vajza) e Hamit Haxhiut. -         
Fidan (Idriz) Mehmeti. -         
Nexhdet (Immer) Qela.

Keto nuk do jenë ndihmat e fundit. Aksionet do të vazhdojn. Na bashkohu edhe ti, që të ndihmojm më shumë.       



Njoftim Me 23.10.2010, ne Luzern u mbajt mledhja e radhës e Shoqates humanitare "Jerina"
   
Luzern, 23.10.2010 Mbledhje e fshatit Botushë Ne Neunkirch të Luzernit u mbajt mbledhja e radhës në kuadër të formimit të shoqatës humanitare të fshatit Botushë, nga radhët e bashkëvendëseve tonë që punojnë e jetojnë në Zvicër.  
Rendi i ditës:
1. Aktet Normative të shoqatës.
2. Statuti i shoqatës
3. Rregullorja e shoqatës.
4. Të ndryshme.  

Mbledhjen e hapi kryetari,  Bajram Mehmeti. Në fillim i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe i falënderoj secilin veç e veç për kohen dhe mundin e dhënë për pjesëmarrje në ketë mbledhje. Në piken e parë të rendit të Ditës, Bajrami e lexoi Statutin e shoqatës në detaje.  

 STATUTI I SHOQATES HUMANITARE « JERINA » BOTUSHË  

Forma juridike dhe selia :   
Neni 1
Shoqata humanitare « Jerina » Botushë me seli në Zvicër, është shoqatë jopërfituese e paraparë sipas nenit 60 të Kodit Civil të Zvicrës.  
Neni 2  
 Selia e Shoqatës është në Luzern dhe adresa e saj caktohet nga Kryesia e Shoqatës.  
Neni 3
Shoqata formohet për kohë të pacaktuar  

Qëllimi i Shoqatës:
Neni 4
Shoqata ka për qëllim që të ndihmoj kryesisht fshatin Botushë (Kosovë), mirëpo aktiviteti i saj humanitar mundet të shtrihet edhe më gjerë.

   Anëtarët

Neni 5     a.      Mund të bëhet anëtarë i Shoqatës të gjithë personat të cilët pranohen nga Kryesia ekzekutive e Shoqatës.
b.      Kryesia ekzekutive e Shoqatës e mban rregullisht listën e anëtarëve. Nga lista mund të fshihen personat të cilët kanë vonesë në pagesën e anëtarësisë për dy vjet rresht.
c.        Kuvendi i përgjithshëm mund të vendos që ta suspendoj ose t’ia heq statusin e anëtarit një ose shumë personave për motive të arsyeshme, në veçanti kur personi ose personat në fjalë i sjellin dëme shoqatës.
d.      Çdo anëtar mund të tërhiqet nga Shoqata në çdo kohë duke e njoftuar për  vendimin e vet Kryesinë ekzekutive.  

Organet dhe Procedura:  

Neni 6
Organet e Shoqatës janë: Kuvendi i përgjithshëm, Kryesia ekzekutive  dhe Verifikuesit e kontos  
Neni 7  
Kuvendi i përgjithshëm është organi më i lartë i Shoqatës. Ai përbëhet prej të gjithë anëtarëve të Shoqatës dhe merr vendimet e rëndësishme.  Ai është kompetent në veqanti për:
a.      Modifikimin e statutit;
b.      Emrimin e antarëve të kryesisë ekzekutive dhe të verifikuesëve të kontos ;
c.        Votimin e shkarkimit të kryesisë ;
d.      Adaptimin e regullores; e.      etj.  
 Neni  8       
a.      Kuvendi i përgjithshëm mblidhet së paku dy herë në vit në mbledhje të rregullt.
b.      Kuvendi i përgjithshëm thirret me kërkesen e Kryesisë ose nga më së paku një e pesta e antarëve të Shoqates.
c.       Thirrjet bëhen nëprmes postes, me publikim në faqen Shoqates në internet, së paku 20 ditë para datës së mbajtjes së Kuvendit të përgjithshëm. d.      Çdo propozim që do të nënshtrohet për shqyrtim në Kuvendin e përgjithshëm duhet ti dërgohet me shkrim Kryesisë së paku 10 ditë më heret.   Neni  9    
 a.      Çdo antar ka drejtën e një vote.
b.      Vendimet e Kuvendit të përgjithshëm në lidhje me prishjen ose me modifikimin e statutit mirren nga shumica prej dy të tretave të antarëve. Vendimet tjera mirren nga shumica e thjeshtë. Në rast të votava të barabarta, vota e Kryetarit është vendimtare.  
Neni 10    
Adminstrimi i Shoqates i besohet Kryesisë ekzekutive e cila siguron udhëheqje dhe menaxhimin e mjeteve dhe projekteve të Shoqates.  
Neni 11      
Kryesia ekzekutive përbëhet prej 7-13 antarëve të Shoqates, prej të cilëve një është Kryetar, një është nenkryetar, një është arkatar dhe një është Sekretar. Kryesia ekzekutive rizgjidhet në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të përgjithshëm një herë në dy vite.  
Neni 12      
Kryesia merr të gjitha vendimet e dobishme dhe të nevojshme për funkcionimin e mirë të Shoqates. Ajo ngarkohet në veqanti me: §         Përfaqësimin e Shoqates te të tjerët;
§         Udhëheq aktivitetin e saj;
§         Adminstron buxhetin dhe burimet e Shoqates;
§         Pergaditë dhe nënshkruan kontratat dhe aktete tjera në emër të Shoqates;
§         Thirrë dhe udhëheq kuvendet e përgjithshme;
§         I bartë disa punë te të tjerët;
§         Etj...  
Neni 13  
Vendimet e Kryesisë ekzekutive mirren nga shumica e thjeshtë.  
Neni 14  
a.      Kryesia ekzekutive përfaqëson Shoqaten te të tjerët.
b.      Antarë e Kryesisë ekzekutive angazhojnë Shoqaten duke e bartur nënshkrimin kolektiv, në dy nënshkrime në ate të Kryetarit dhe të Sekretarit.

   Burimet dhe përgjegjësia

Neni 15  
Burimet e Shoqates nënkuptojnë:
§         Antarësia e antarëve;
§         Donacionet dhe trashëgimia ;
§         Subvencionet private dhe zyrtare.  

Neni 16
Shuma e antarësisë caktohet nga Kuvendi i përgjithshëm.  
Neni 17  
 Antarët e Shoqates nuk janë personalisht përgjegjës për borxhet të cilat janë të garantuara nga asetet e Shoqates.    

Shpërbërja  

Neni 18
a.      Shpërberja e Shoqates mund të bëhet nga Kuvendi i përgjithshëm.
b.      Në rast të shpërbërjes, të mirat e shoqates, pasi që të mbyllen kontot, do ti jipen një organizate e cila ka një qëllim të njejtë ose do ti jipen një fondi humanitar.  

Ky statut u aprovua në mbledhjen themeluese me 23 tetor 2010 në Luzern (Zvicër)   Emrat dhe nënshkrimet:                                                                              

Kryetari : Bajram MEHMETI

Nënkryetari: Asllan SALIHU        
Sekretari : Islam SADIKU

Arkëtar dhe koordinator: Muhamet BATUSHA                                                  Bashkëmenaxhues i Kontos: - Tahir MEHMETI            
- Ramadan Avdyli 
antarë                                                              
-Shaban Avdia
  antarë                                                         
- Nezir Meta
  antarë                                                 
- Rexhë Bajrami
  antarë                                                          
- Arben Zajmi
   antarë                                                       
- Xhemë Tola
  antarë                                                      
- Hysni Salihu
  antarë

 Pas leximit të statuti, pikë për pikë, pas një debati të shkurtër, statuti u aprovua njëzëri.

2. Rregullorja.            
- Rregulloren e punës u miratua ne mbledhje, sipas propozimeve të secilit pjesmarrës.            
Antarësia - Muhamet Batusha propozoi  qe anëtarësia te jetë 100 Fr. - Ramadan Avdyli e Asllan Salihu propozuan nga 120 Fr.  - Bajram Memeti propozoj 80. Fr.
 U aprovua: Anëtarësia e shoqatës do të jetë 100 Fr në vit për anëtar. Njëherit Kuvendi i përgjithshëm i përgëzoj të gjitha firmat në Zvicër me pronarë nga Fshati ynë. Kuvendi obligon Kryesinë që në faqen e fshatit të publikohen falas reklamat e firmave nga fshati  ynë. Shoqata shpreson se këto firma do ta ndihmojnë shoqatën tonë në veprimet e saja humanitare. Po ashtu, u muar vendim që Shoqata te regjistrohet te organet përgjegjëse zvicerane. Deri në regjistrimin e Shoqatës te organet përkatëse, pagesat të bëhen ashtu sikurse deri me tani. U propozua qe shoqata ta merr një aksion humanitar, fillestar qe të ndihmohen 10 familje nga fshati me rastin e Kurban Bajramit. U caktua nënkryetari Asllan Salihu që ti dorëzoj mjetet këtyre familjeve.   U kërkua qe secili anëtar të insiston te anëtaret e familjes e të njohshmit që sa ma shumë te kyçen në Shoqatë me qellim që të rritet numri i anëtarëve.
Fahri Avdyli kërkoj që fletëpagesat e Shoqates te përgatiten sa më par dhe deri në fund te Dhjetorit ti kemi për pagesë.
Muhamet Batusha kërkoj që të sqarohet se çka do te bëhet me shumën e pareve te cilat gjinden në konton dhe se a do të llogariten si pjesë e anëtarësisë për këtë vit. Këto të holla do të mbesin si mjete fillestare e secili te paguaj anëtarësinë nga tani.
Bajram Mehmeti propozoi që listat e mjeteve të dhëna te publikohen në shitoren e fshatit. Pas kthimit të nënkryetarit nga Kosova, lista do publikohet edhe në Internet faqen e www.botusha.li

   Sherbimi për Informim


     Zvicër, 29.5.2010

Shoqata Humanitar e fshatit, merr këmbët.

Ne Neuenkirch te Luzernit, si çdo herë, u mbajt mbledhja themeluese për formimin e Shoqatës humanitare të fshatit Botushë.  Ftesës ju përgjigjen një numër i konsiderueshëm i bashkëvendëseve, kurse një numer tjetër kishin kerkuar falje ne pamundësi që të marin pjesë por duke u zotuar qe do ti marrin të gjitha pergjithësit dhe obligimet qe dalin nga kjo mledhje.

Mbledhja filloi me këtë rend dite.
1.       Emërimi i Shoqatës.
2.       Zgjedhja e kryesisë, kryetarit, sekretarit dhe arkëtarit.
3.       Rregullorja dhe statusi i Shoqatës.
4.       Hapja dhe menaxhimi i kontos së shoqatës.
5.       Mënyra e financimit të web faqes www.botusha.li
6.       Të ndryshme.

Mbledhjen e hapi koordinatori i deritanishëm z. Muhamet Botusha i cili i përshëndeti te pranishmit dhe deklaroj qe e ndien veten te lumtur qe pas një periudhe te gjatë e te mundimshme, sot po e formojmë shoqatën humanitare te fshatit. Me pas filluan diskutimet se si do ta emërtojmë shoqatën Humanitare. Ne fillim u mur parasysh propozimi i mëparshëm qe shoqata humanitare te quhet „Bashkimi i fshatit“. Propozimi i tjetër erdhi nga Shaban Avdija i cili propozoi qe shoqata te quhet vetëm Shoqata Humanitare. Me pas Islam Sadiki propozoj qe shoqata te quhet Shoqata Humanitare e fshatit Botushë. Bajram Mehmeti propozoj qe shoqate te quhet Shoqata Humanitare „Jerina“  Botushë.  Kur te pranishmit kërkuan shpjegime se perse dhe nga rrjedh kjo fjalë Jerina, Bajram Mehmeti u përgjigj:  „Jam i njoftuar se ne fshatin tonë Botushë janë duke u zhvilluar disa gjurmime gjeologjike dhe arkeologjike me ekzistimin e një kalaje te vjetër Ilire te qujtur Jerina në malet e Botushës, Shkozë - Zakup. Pastaj edhe poeti i madh që vjen nga fshati i ynë  Hajdar Salihu ka botuar një Roman me titull „Jerina dhe Helmi“. Le te jetë edhe emri i shoqatës sonë me një pjesë të kulture sonë të lashtë. Me  kalimin ne votime  u votua propozimi  i fundit Shoqata Humanitare „Jerina“ Botushë.
Për kryesin e shoqatë u propozuan këta persona:  Muhamet Botusha, Bajram Mehmeti, Tahir Mehmeti, Shaban Avdija, Ramadan Avdyli, Asllan Salihu, Nezir Meta, Rexhë Bajrami, Arben Zajmi, Xhemë Tola dhe Hysni Salihu. Kryesia më pas zgjodhi edhe organet udhëheqëse: -          Bajram Mehmeti -  Kryetarë. -      
 Asllan Salihu - Nënkryetarë. -         
Islam Sadiki – Sekretar dhe zëdhenës.. -        
Muhamet Botusha arkëtarë dhe koordinator. -         
Tahir Mehmeti – Bashkëmenagjues i Kontos.
Kurse anëtarë të Kryesisë u zgjodhen: - Ramadan Avdyli - Shaban Avdia - Nezir Meta - Rexhë Bajrami - Arben Zajmi - Xhemë Tola - Hysni Salihu  
Piken e tretë te rendit të ditës u mur vendim qe kryesia ta nxjerr rregulloren dhe statusin e shoqatës. Po ashtu edhe pika e katër ju la kryesisë që ta bëjë hapjen e Kontos kurse menaxhimin e kontos do ta bëjë Arkëtari Muhamet Botusha dhe Tahir Mehmeti. Dmth me dy nënshkrime që të mos komplikohet puna dhe me qenë se Muhameti e Tahiri janë afër njeri me tjetrin dhe nuk na duhet shumë kohë per tërheqjen e të hollave.
Financimi i web faqes www.botusha.li nga tani e tutje do të behet nga fondi i Shoqatës dhe nga firmat e bashkëvendëseve te cilët kanë shprehë dëshirën dhe vullnetin. Një herët kjo faqe do te jetë nen mbikëqyrje e kësaj shoqate. I lusim te gjithë bashkëvendëset dhe ata qe do të shkruajnë fjalë ofenduese ne web faqen ton, nuk do të publikohen dhe ta din qe kanë punë me tërë fshatin e jo me një individ apo grup të caktuar. Një herët një falënderim i veçantë ju dha pronarit të kompanisë AGA Reisen  Zotriun Nazmi Sadiki i cili e financoj web faqen www.botusha.li  për  dy vite me radhë.
Mbledhja përfundoj ne frymën me vëllazërore duke shkëmbye e evokuar kujtime per te kaluarën dhe plane për të ardhmen. Fotot flasin vetë. Në fund bejmë apel të gjith bashkëvendasëve tonë nga do qe të jenë, të kyqen ne menyrë vullnetare në ketë Shoqatë, për të miren e fshatit tonë. sa më shumë, aq më mirë. Me një procedur te shpejtë, u grumbullan afer 2000 fr, nga të pranishmit për fillimin e mbar të shoqatës. Për të gjith ata që deshiroin të kyqen në shoqat apo deshirojn informata shtesë, ju lutemi kontaktoni ne numrin e telefonit +41 788226148 dhe emailin shoqata@botusha.li